Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbeguka uruar besimtarët të besimit ortodoks për Festën e Pashkëve.

Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike,

t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoks gëzuar festën e Pashkëve, festën e sakrificës, faljes dhe mirësisë.

Kjo ditë e shenjtë e Pashkëve është një mundësi e shkëlqyer për të besuar se e nesërmja do jetë më e mirë dhe për të punuar të gjithë së bashku për këtë qëllim.

Gëzuar Festën e Pashkëve ortodokse dhe ju sjelltë mirësi, paqe, harmoni me njëri-tjetrin, familjen dhe për të dashurit tuaj!

Kryetari

Genci Nimanbegu

By admini