Parregullsi në vendvotimin numër 5, KKZ Ulqin do të deklarohet nesër

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ulqin nesër do të shqyrtojë materialin për parregullsitë e konstatuara në vendvotimin numër 5, që quhet Bashkësia e Dytë Lokale. Siç u tha për portalin RTCG, në listën e zgjedhësve ishin 432 nënshkrime dhe u gjetën 438 fletë votimi, transmeton Ulqini Online.

Nga këqyrja e listës së zgjedhësve me vendvotimin numër  5 u konstatua se një person kishte votuar dy herë në atë qendër votimi.

Për shkak të kësaj parregullsie të dukshme, KKZ-ja do të shqyrtojë përsëritjen e zgjedhjeve në atë vendvotim.

By admini