Para më pak se dy viteve, për zgjedhjet paralamentare të vitit 2020 në Mal të Zi, Tirana zyrtare përkatsisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënte thirrje që të votohej partia e DPS-it në zgjedhjet parlamentare. Po për ata zgjedhje, pak ditë më pas asokohe ishte po Edi Rama dhe Erjon Veliaj që publikisht përkrahen njërin koalicion shqiptar, Listën Shqiptare “ Genci Nimanbegu Nik Gjeloshaj”. Rezultati atëbotë ishte si vijon: DPS humbi në qeverisjen shtetrore edhe atë pas rreth 30 viteve kurse Lista Shqiptare “ Genci Nimanbegu Nik Gjeloshaj” në vend që të merrte dy deputet mori vetëm një, shkruan Ulqini Online.

Për ato zgjedhje në garë ishte edhe Koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”  i përbërë nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve  dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Ky koalicion atëbotë as nuk parashihej që të fitonte deputetin por revolta në heshtje e qytetarëve për përkrahje nga ana e Tiranës zyrtare vetëm të njërës listë shqiptare dhe e shprehur më vonë me votë kundër, bëri që ky koalicion të grumbullojë vota të mjaftueshme për ta fituar mandatin e deputetit.

Duket që njëjtë ka ndodhur edhe në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit. Përfshirja drejt për drejt në fushatë e kryebashkiakut të Tiranës Erijon Veliaj për të përkrahur një opcion, në këtë koalicionin ”Fillimi i ri” në zgjedhjet lokale dhe duke anashkaluar dy lista shqiptare, koalicionin UDSH-LD në MZ në njërën anë dhe Forcën në anën tjetër, duket se mund të ketë ndikuar mjaftueshëm që lista e përkrahur të mos arrijë objektivin parësor.

Shumica e qytetarëve në rrjetët sociale në komentet e tyre gjatë paraqitjes së z. Veliaj në tubimet elektorale, shprehnin habinë për kyçjen e drejt për drejt të kryebshkiakut të Tiranës në fushatën zgjedhore në Ulqin. Qytetarët në komentet e tyre shprehen se Tirana zyrtare e ka obligim të ndihmojë shqiptarët në Mal të Zi por jo vetëm për ‘’ndihmë’’ në kohë fushate.

By admini