
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmed Zenka, tha se negociatat për formimin e pushtetit lokal në Ulqin do të fillojnë me Forcën, e më pas me partnerin tradicional, Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS). Nëse, siç thotë ai për Pobjeda, do të ketë mençuri dhe dëshirë, marrëveshje do të arrihet brenda një dite, transmeton Ulqini Online.
Zenka poashtu ka shtuar se është më se i kënaqur me rezultatet e arritura nga partia e tij, por ka theksuar se sot nuk ka komunikuar me asnjë subjekt politik në Ulqin. Ai thekson se nuk është përkrahës i negociatave të gjata dhe se pret që ato të përfundojnë brenda një dite.