
Mbrëmjen e së premtes është paralajmëruar një aktivitet politik nga ana e DPS-it në sallën sportive të shkollës së mesme ”Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit. Në lidhje më këtë nëpërmes rrjetit social ka ardhur reagimi nga kjo shkollë. Në mes të tjerave në këtë reagim mësohet se ”fatkeqsisht sot kanë bërë të pamundur mbajtjen e orëve të edukatës fizike në sallën sportive”.
Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Shkollës së mesme ”Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit.
Reagim në lidhje me tubimin politik që do të mbahet në ambientet e sallës tonë sportive
Të nderuar prindër, nxënës dhe antarë të kolektivit, dua t’ju informoj qe tubimi politik i cili eshte planifikuar te mbahet sonte, me 25 mars 2022, nuk ka leje as pëlqim nga ana e shkollës. Në bazë të ligjit të përgjithshëm mbi arsimin dhe edukimin në Mal të Zi nuk lejohet që ambientet e shkollës të shfrytëzohen për cfarëdo lloji aktiviteti politik. Salla jonë sportive është ndërtuar nga ana e disa partnerëve në kuadër të Klubit basketbollistik të Ulqinit dhe ata mund ta shfrytëzojnë në bazë të kontratës për aktivitete sportive. Një nga partneret në kundërvajtje me kontratën dhe ligjin për arsim dhe edukim në Mal të Zi dhe në kundërshtim me qëndrimin e shkollës ka lejuar mbajtjen e një aktiviteti të tillë dhe fatkeqsisht sot kanë bërë të pamundur mbajtjen e orëve të edukatës fizike në sallën sportive.
Srejtoria dhe Këshilli i shkollës distancohen plotësisht nga ky organizim dhe për më tepër janë informuar instancat kompetente.
Ju faleminderit për mirëkuptim!