fushata zgjedhore ne ulqin

Mesnatën e së premtes përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në qytetin e Ulqinit. Të premten në mbrëma në qytetin e Ulqinit u organizuan 3 konventa, ajo e koalicionit ”Fillimi i ri”, e Forcës dhe e koalicionit DPS-Partia boshnjake. Po të premtën mbrëma koalicioni ”Fillimi i ri” organizoi tubimin përmbyllës edhe në Anë të Malit, shkruan Ulqini Online

Heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve lokale të së dielës, fillon sot.

Në të njëjtën ditë zgjedhjet lokale do të mbahen edhe në Beranë, ku do të marrin pjesë tetë lista zgjedhore kurse në Ulqin në garë pesë lista zgjedhore.

Në zgjedhjet lokale në Ulqin, do të marrin pjesë koalicioni shqiptar UDSH-LD në MZ, Demokratët, Koalicioni për Fillim të Ri, Forca dhe koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

By admini