
Heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve lokale të së dielës në Beranë dhe Ulqin, fillon nesër në mesnatë. Në Beranë, do të marrin pjesë tetë lista zgjedhore kurse në Ulqin pesë lista zgjedhore, shkruan Ulqini Online.
Në zgjedhjet lokale në Ulqin, do të marrin pjesë koalicioni shqiptar UDSH-LD në MZ, Demokratët, Koalicioni për Fillim të Ri, Forca dhe koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.