
Fushatës për zgjedhjet lokale në Ulqin ngadalë po i vjen fundi. Edhe pse deri tani mund të thuhet se ka qenë një fushatë në dukje e qetë, duket se situata nuk është ashtu siç duket. ‘’Lufta’’ për çdo votë bëhet në të gjitha mënyrat ku rrjetet sociale kanë rolin e vet, shkruan Ulqini Online.
Një detal interesant të fushatës kemi shkëputur nga një tubim parazgjedhor i koalicionit ‘’Fillimi i ri’’. Një qytetar i cili kishte ardhur nga Amerika hyn në tubim dhe i drejtohet Dritan Abazoviqit me fjalë përkrahëse.
‘’Kam ardhë nga Amerika dhe kam besë në këtë njëri’’, kështu i drejtohet të pranishmeve qytetari në fjalë.
Fushata e Dritan Abazoviqit në qytetin e tij të lindjes ka qenë ndryshe nga ajo se si njifet ai si politikan. Në tubimet e tija nuk ka sulmuar kundërshtarët por ka paraqitur vizionin e tij dhe thirrje të pandërprerë për bashkëpunim me të gjithë.
Zgjedhjet në Ulqin do të mbahen kësaj të diele.