
Sipas informatave të Portalit të Radio – Televizionit të Malit të Zi (RTMZ), shtatë këshilla lokal të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) në Ulqin kanë braktisur partinë dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë komunë do të përkrahin listën e mandatarit për përbërjen e Qeverisë së re, Dritan Abazoviq, koalicionin “Fillim i ri”.
Bëhet fjalë për këshillat lokal të PDS-së në vendet Millë, Krythë, Brajshë, Katërkollë, Sukubinë, Kravar dhe Rashtishë.
Bartësi i listës së koalicionit “Fillim i ri” Omer Bajraktari e pohoi këtë informatë për Portalin e RTMZ, duke thënë që me iniciativën e kryetarëve të këtyre këshillave komunal pak kohë më parë u mbajt takimi në të cilën ato i dhanë përkrahje të hapur listës “Fillim i ri” dhe mandatarit për përbërjen e Qeverisë së re dhe liderit të lëvizjes URA Dritan Abazoviqit.