
Me Rastin e 8 Marsit, ju uroj të gjithë nënave, grave, motrave, vajzave dhe shoqeve tona, qofshi gjithmonë të lumtura dhe të nderuara, thuhet në urimin e kryetarit të Forcës së re Demokratike Genci Nimanbegut.
Forca e Re Demokratike vlerëson dhe mbështetet ne kontributin e secilës prej jush, si themeli i familjes së shëndetshme dhe faktor kryesor për prosperimin e shoqërisë.
Gjej rastin të uroj në mënyrë të veçantë gjithë gratë e vajzat që i janë bashkuar familjes sonë politike. Me urtësinë, kurajon dhe punën tuaj të palodhur jeni një forcë e madhe dhe frymëzim për të gjithë.
Urime!, përfundon në urimi i kryetarit të Forcës së re Demokratike Genci Nimanbegu.