Natën e dorëzimit të listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Ulqin i pranishëm ishte edhe nënkryetari i qeverisë së Mali të Zi Dritan Abazoviq. Ai në një prononcim për media u deklarua edhe për pritshmëritë e koalicionit të cilit i prin Omer Bajraktari, shkruan Ulqini Online.

Abazoviq mendon se lista e koalicionit ku bën pjesë edhe subjekti i tij do të jetë listë fituese.

‘’Qëllimi jonë është me fitu më së paku 17 mandate’’, duke shtuar se nuk diskutohet se subjekti i tij do të ketë kryetarin e komunës.

Lëvizja URA në këto zgjedhje në Ulqin garon në koalicion me Partinë demokratike, Alternativën shqiptare, Partinë socialdemokrate dhe Socialdemokratët.

By admini