Genci Nimanbegu

Nga arkivi: Genci Nimanbegu

Përshëndesim vendimin e SNP-së, për pjesmarje në negociata për formimin e qeverisë së re “pakice”, e cila do te rikthej stabilitet në shtet, thuhet në një kumtesë të Forcës së Re Demokratike të nënshkruar nga kryetari i saj Genci Nimnabegu.

Poashtu, shfrytezojmë rastin që të  informojmë opinionin e gjërë me kërkesat e subjektit tonë politik, e që ndër të tjerave janë:

  • Ndryshimi i ligjit mbi pronësi shtetrore-bartja e të drejtave pronësore nga shteti te komunat dhe miratimi i akteve nënligjore me qëllim eliminimin e pasojave të dëmshme të shkaktuara nga zbatimi i tij nga viti 2009;
  • Miratimi i ligjit për të Mirat detare, i cili u jep komunave juridiksion mbi atë zonë;
  • Të sigurojë zhvillim të balancuar rajonal dhe të vazhdojë procesin e decentralizimit me theks në arsim, kulturë, planifikim hapësinor, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët;
  • Sigurimi i mandateve të garantuara për shqiptarët në Mal të Zi.

Ende nuk ka përgjigje për kërkesat tona!, përfundon kumtesa e Forcës.

By admini