
7 Marsi, ditë e shënuar për mësuesit, dhe për arsimin tonë kombëtar. Nderojmë me respekt të veçantë, të gjithë mësimdhënësit të cilët me dekada bënë përpjekje për t’u mësuar gjuhën e bukur shqipe djemve dhe vajzave, shqiptarëve në Mal të Zi, por dhe gjithandej në trojet shqiptare, duke kontribuar kështu në ruajtjen e identitetit tonë, të këtij kombi nga më të lashtët e kontinentit, kështu shkruan në një post të tij kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, transmeton Ulqini Online.
‘’Sot isha i pranishëm në një shfaqe brilante të nxënësve të Gjimnazit të Ulqinit, kushtuar kolosit të mendimit e të letrave shqipe At. Gjergj Fishtës, me rastin e Ditës së Mësuesit!
Përgëzoj drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës që shënojnë e përkujtojnë figurat dhe datat e rëndësishme për kombin tonë!
Urime!’’, përfundon shkrimin e tij z. Nika.