
Në Ulqin, me 7 Mars , për nder të Ditës së Mësuesit u organizua një aktivitet sportiv për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë aktivitet të ideuar nga OJQ ”Edukatës fizike” dhe të sponorizuar nga Komuna e Ulqinit dhe shoqatat nga diaspora, përveç nxënësve të shkollave të komunës sonë morën pjesë edhe nxënës të shkollave në Tuz, Plavë e Guci, Rozhajë dhe Tivar, shkruan Ulqini Online.
Nxënësit garun në vrapim në distanca 500, 800 dhe 1500 metra.
Në fillim të aktivitetit nxënësit dhe të pranishmit i përshendeti kryetari i Komunës së Ulqinit z. Aleksandar Daboviq.
Në këtë organizim kanë kontribuar edhe organizatat shqiptaro – amrikane që veprojnë në SHBA por me mendje në vendlindje. Më poshtë është lista e shoqatave kontribuese.
1. Shoqata Jehona e Malesisë
2. Shoqata Peja
3. Shoqata Malesia e Madhe
4. Shoqata Kraja
5. Shoqata Ulqini – New York
6. Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe
7. Shoqata Ulqini – Chicago
8. Fondacioni Plave e Guci
9. Fondacioni Humanitar Trieshi
10. Fondacioni Dom Simon Filipaj
11. Fondacioni Humanitar Trojet Tona
Shoqata shqiptaro amerikane me këtë njëheri urojnë edhe 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.