Mbrëmë në Ulqin u prezantua për herë të parë një ekspozitë fotografike kushtuar Sanxhakut, dëshmi e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. Vizitorët e kësaj ekspozite patën rastin të shohin historinë e afërt brenda fotografive të kësaj treve.
Poashtu në të njëjtin aktivitet u bë edhe përurimi i dy librave të autorëve Ali Daci dhe Ismet Azizi, përkatësisht të librave ‘’SHTIGJET E PËRGJAKURA’’ dhe ‘’AQIF BLYTA: KOLOSI I PAZARIT TË RI’’.
Për ekspozitën dhe librat folën Qazim Muja, Ali Daci, Nail Draga dhe Ismet Azizi kurse moderatore e mbrëmjes ishte Blerta Kurti.
Më poshtë mund të shikoni dy video materiale nga aktiviteti i mbrëmshëm.