Pres që partitë e pakicave në qeverinë e pakicës të marrin një post nënkryetari, si dhe katër ministri – kështu tha në një intervistë për Pobjeda deputeti i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka, duke theksuar se “procesi i negociatave është në fazën përfundimtare dhe se çdo gjë do të jetë e qartë javën e ardhshme”, transmeton Ulqini Online.
Duke folur për pritshmëritë e qeverisës së re ai tregon se ’’ne kemi nevojë, veçanërisht në këtë situatë të tmerrshme gjeopolitike, të fokusohemi në problemet jetësore së qytetarëve tanë, integrimin evropian, tërheqjen e investimeve të huaja, përgatitjen për sezonin turistik…’’.