Foto: FB

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëheri pretendenti kryesor për kryeministër, Dritan Abazoviq, ishte mbrëmë në një restorant në Bioç në shoqërinë e kryetarit të Komunës së Budvës, Marko Careviq, priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe anëtarëve të vëllazërive ortodokse. Në atë mbrëmje, siç mund të shihej nga video materialet që qarkullojnë në rrjetet sociale këndëheshon këngë nacionaliste serbe.

Abazoviq si duket ka qenë në pozitë të sikletshme pasi ai ka reaguar menjeherë.
‘’Kur më 21 janar protestuesit më kanë pritur para RTCG, gjatë bisedës me ta, u premtova se do të vij në tubimin e tyre dhe do të mbështes aksionin humanitar që ata organizuan. E mbajta fjalën dhe erdha në atë tubim ku u mblodhën ndihma për dy familje’’, shkruan ndër të tjera Abazoviq në reagimin e tij rreth kësak mbrëmjeje, transmeton Ulqini Online.

Në reagimin e tij ai distancohet publikisht nga këngët me përmbajtje të papërshtatshme që mund të dëgjoheshin.

By admini