Pas reagimit të Forcës së Re Demokratike ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor lidhur me formularin për dhënien e nënshkrimeve për përkrahje të listës zgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve, i cili ishte vetëm në gjuhën malazeze, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dr Nikolla Mugosha, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Forcës Genci Nimanbegu, mësohet nga një kumtesë të Forcës, transmeton Ulqini Online.

Kryetari Mugosha ka njoftuar se KSHZ unanimisht ka sjellë Udhëzimin me plotësimin e përmbajtjes dhe formës së formularit dygjuhësorë PB-1a i cili në të ardhmen do të jetë edhe në gjuhën shqipe.

KSHZ ka sjellë Përfundim që në periudhën e ardhshme të fillojë procesin e përkthimit në gjuhën shqipe të formularëve tjerë, me qëllim të shfrytëzimit të tyre edhe në proceset e ardhshme zgjedhore. Po ashtu, KSHZ udhëzon Komisionin Komunal Zgjedhorë që në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën ose një pjesë të konsiderueshme të banorëve,  të rregullojnë web faqen e tyre për nevojën e shfrytëzimit dygjuhësorë.

Kryetari i Forcës Genci Nimanbegu i fton komisionet zgjedhore që të respektojnë obligimet  ligjore dhe kushtetuese.

By admini