Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi, kështu fillon një shkrim të tij në rrjetet sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti, transmeton Ulqini Online.

”Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, vazhdon shkrimin e tij z. Kurti.

Kosova është një ndër vendet me pagën më të ultë minimale në rajon.

By admini