
Nëse numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në shkolla nuk rritet këtë apo javën e ardhshme, mund të pritet zgjatja e orës së mësimit në 45 minuta, njoftoi epidemiologu i Institutit për shëndetin publik Adis Martinoviq dhe shtoi se nxënësit ende do të mbajnë maska.
I ftuar në emisionin e mëngjesit të TVMZ, Martinoviq, në pyetjen nëse ora mësimore së shpejti do të zgjatet sërish 45 minuta dhe nëse nxënësit do ta ndjekin mësimin pa maska mbrojtëse, tha se në fillim të gjysmëvjetorit të dytë ka një rritje të lehtë në numrin e nxënësve të infektuar , por shtoi se kjo nuk paraqet shqetësim. Ai shton se në Mal të Zi ende është në rënie numrit i të infektuarëve si dhe të hospitalizuarëve.