Nga pasojat e koronavirusit, në 24 orët e fundit, kanë vdekur 9 pacientë kurse 425 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, mësohet nga Instituti për Shëndetin Publik. (ISHP). Një nga këto raste është nga qyteti i Ulqinit, shkruan Ulqini Online

Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve janë testuar 1892 mostra të dyshuara  në koronavirus, prej të cilëve 425 persona kanë rezultuar pozitiv nga kjo sëmundje. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 28 pacientë pozitiv me koronavirus, kurse janë të shtruar 72 pacient të infektuar me këtë infeksion. Siç njoftojnë nga ky Institut, me dozën e parë kundër koronavirusit janë imunizuar mbi 60 përqind të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar diçka më shumë se 58 përqind.

Të theksojmë se dozën e tretë të vaksinës e kanë marr  pak më shumë se 90 mijë qytetarë.

By admini