Kryetari i Lëvizjes qytetare Ura Dritan Abazoviq ka thënë pas takimit me përfaqësuesit të Frontit Demokratik se ekziston qëndrimi i Frontit Demokratik për konstituimin e qeverisë në kuadër të shumicës parlamentare, e cila do të kishte afat të kufizuar trajtimi me përparësi të çështjes së zgjedhjeve, transmeton Ulqini Online.

Siç shkruan rtcg, Abazoviq ka thënë se i kanë prezantuar përparësitë e qeverisë së pakicës, kurse nga Fronit kanë theksuar nenet të veçanta siç është regjistrimi i popullsisë, që do të duhej të ishte deri në fund të vitit. Abazoviq mendon se ekziston shumica serioze për formimin e qeverisë dhe është ithtar që edhe Fronit demokratik të jetë pjesë e këtij procesi. Nuk mund të them nëse do të jetë, por do të dëshiroja, ka thënë Abazoviq. Ai ka deklaruar se do të zhvlerësohet vendimi për shtetësinë malazeze, që e ka miratuar qeveria javën e kaluar.

By admini