Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka deklarua se ruajtja e vullnetit të qytetarëve është prioritet i tyre, kështu që zgjidhja duhet kërkuar ekskluzivisht në kuadër të shumicës parlamentare me partitë e pakicave, “ose menjëherë të shpallen zgjedhjet e reja”.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, u ka bërë ftesë qytetarëve që sonte, nesër si dhe gjatë ditëve të vendim marjes për shkarkimin e tij të qëndrojnë në shtëpitë e veta.
“Të nderuar qytetarë, duke pasur parasysh se as kësaj here nuk është mbajtur mbledhja e Këshillit për Sigurinë Nacionale, qëndrimet e shprehura publikisht të kryeministrit si dhe informatat e tjera në dispozicion, iu lutem që sonte, nesër si dhe gjatë marrjes së vendimit për shkarkim të qëndroni në shtëpitë tuaja”, ka shkruar Beçiq në Twitter.

Ai ka theksuar se Malit të Zi i duhet paqja dhe prosperiteti e jo eskalimi i krizës përmes realizimit të mundshëm “të planeve me qëllim të keq” të atyre që dëshirojnë devijimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve. /rtcg/

By admini