Sportet luftarake në Ulqin do të pasurohen me formimin e klubit të boksit, kështu fillon një post të tij i kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq.

Sot në shoqërinë e kryetarit të Shoqatës së Boksit të Malit të Zi z.Sasha Klemenko dhe sportistëve tanë të shquar në sportet luftarake nga Ulqini ramë dakord që formimi i klubit të boksit do të ishte i një rëndësie të veçantë për qytetin tonë dhe që sportistët tonë të sporteve të ndryshëm luftarake talentet e tyre e kan dëshmuar me kohë, vazhdoni posti i kryetarit Daboviq, transmeton Ulqini Online.

Ndër të tjera, me formimin e klubit të boksit do të synohet që në një të ardhme të afërt të parashikojmë edhe ndërtimin e një salle të destinuar për sportet luftarake, në të cilën ndër të tjera shërbimet stërvitore do ti ofrojnë edhe sportistët tanë të shquar të këtyre sporteve. Me formimin e klubit të boksit, Komuna e Ulqinit dëshiron t’i motivojë më tej të rinjtë që të merren me sport me qëllim të jetesës më të shëndetshme dhe të pranueshme nga shoqëria, përfundon postin e tij kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq.

By admini