Shënimi i Ditës Botërore të Ligatinave dhe ndarja e çmimeve për konkursin artistik „Parku Natyror – Kriporja e Ulqinit“

MSJA me 29.12.2021. shpalli konkurs ku ftoi të gjithë nxënësit e shkollës të mesme nga Ulqini që të dorëzojnë punimet e tyre artistike me temën: “Parku Natyror – Kriporja e Ulqinit” dhe në këtë mënyrë të shënojmë dhe festojmë Ditën Botërore të Ligatinave 2022 në Muzeun e Kripores së Ulqinit.

Të nxitur nga dëshira për të përfshirë nxënësit e Gjimnazit  të Ulqinit në mënyrë  kreative për Kriporen e Ulqinit dhe për të shprehur qëndrimin, ndjenjat dhe gjithçka që kjo hapësirë ​​unike përfaqëson për ta, ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkoheni me 05.02.2022 në shënimin e Ditës Botërore të Ligatinave dhe ndarjes së çmimeve të konkursit artistik me temë “Parku i Natyrës, Kriporat e Ulqinit“.

Aktiviteti synon përfshirjen e gjeneratave të reja që do të lënë gjurmë në procesin e mbrojtjes adekuate, rivitalizimit dhe përmirësimit të Kripores së Ulqinit si Park Natyror. Ne duam të krijojmë një ekspozitë të veçantë që do të prezantojë veprat e tyre artistike dhe është gjithashtu një dëshmi e këtij brezi që u rrit në kohën e Kripores “ndryshe”.

Për këtë arsye menduam se ishte e rëndësishme përfshirja e të rinjve kreativ (gjimnazistë) nga qyteti ynë në mënyrë që edhe ata të kenë mundësinë të kontribuojnë në “pasurimin” e Muzeut që do të rinovohet së shpejti dhe me produktivitetin dhe krijimtarinë e tyre mund të japin kontribut të pamatshëm për zhvillimin e një Kriporje të re.

Punimet e përzgjedhura do të tregojnë dhe ndihmojnë vizitorët e Parkut Natyror të fitojnë ndjenjën se ky brez i komunitetit lokale tashmë po identifikohet me këtë zonë kaq të rëndësishme për të gjithë Europën dhe më gjerë. Vepra arti të dorëzuara na bëjnë të lumtur dhe janë dëshmi se gjeneratat e reja, nëse iu jepet rasti, dëshirojnë të marrin pjesë në procesin e rinovimit dhe mbrojtjes adekuate të “Parkut Natyror – Kriporja e Ulqinit”.

Ky eveniment organizohet nga Shoqata Dr. Martin Schneider-Jacoby – MSJA në bashkëpunim me IPSHMK “Vëllazërim Bashkim” Ulqin dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe me mbështetjen e Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve të Malit të Zi dhe Organizatës turistike të Tuzit.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Kriporja e Ulqinit – mbrojtja, restaurimi dhe ruajtja e ligatinave kyçe për natyrën dhe njerëzit” financuar nga MAVA.

“Vepra arti të krijuara nga frymëzimi i të rinjve për “Kriporen e Ulqinit” ju mirëpresin.”

Mirë se vini.

MSJA-Ekipi

By admini