Sabri Kollari, në mes, ne një nga daljet në Malin e Rumisë
Në një aksident në rrugën lokale Tivar –Sukubinë, dje në moshën 39 vjeçare humbi jetën i riu nga fshati Zogaj i Ulqinit Sabri Kollari.
Ditën e marte numri i njerëzve që shkonin për ngushëllime të familjaret e Sabriut në shtëpinë e tij ishte aq i madh sa një kohë të gjatë u bllokuan rrugët dhe lëvizja ishte e pamundur. Vdekja e Sabriut nuk preku vetëm familjarët dhe banorët e fshatit të tij të lindjes por krejt qytetarët e Ulqinit, Anës së Malit, Krajës dhe Tivarit.
Sabriu si çdo i ri e donte jetën por poashtu ishte i apasionuar i madh i natyrës. Ishte aktivist dhe merrte pjesë pothuajse në të gjitha aktivitet e Shoqatës Rumia. Ai disa herë doli me bjeshkatarë edhe në Majen e Rumisë.
Varrimi i të ndjerit u bë në sot në Zogaj të Ulqinit.