Rritja e çmimeve të karburanteve do të shkaktojë shtrenjtimin e një sërë artikujsh jetësor dhe Qeveria, duhet të reagojë urgjentisht sepse kjo do të ndikojë në rënien e standardit të qytetarëve, konsideron sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira, Srgja Kekoviq dhe deputeti i Partisë Socialdemokratike, Mirko Staniq.

Ata, në debatin në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, kanë deklaruar se pushteti nuk dëshiron të heq dorë nga ekstraprofiti që e vjel nga karburantet. Mirko Staniq nga Partia Socialdemokratike thotë se për shkak të shtrenjtimit të karburanteve pason rritja e re e artikujve jetësorë, transmeton Ulqini Online.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Sindikatave të Lira, Sërgja Kekoviq, ka thënë se pret raport të përgjegjshëm ndaj iniciativës që e ka paraqitur Unioni në procedurë urgjente në Kuvend për plotësimin e ligjit mbi akciza. Ajo do t’i mundësonte qeverisë që në një kohë të caktuar, së paku deri sa të stabilizohen çmimet në bursa, të kufizohen çmimet e karburanteve.

By admini