Aktivisti qytetar, Xhevdet Pepiq, ka vlerësuar se propozimi i koalicionit e “E bardha mbi të zezë” për Qeverinë e pakicës, në një farë forme është hap i imponuar dhe se në tërë këtë situatë, kjo lëvizje, nuk ka pas rol të lehtë. Do të ishte shumë më reale dhe më e ndershme, ka theksuar ai, që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, dhe ka shtuar,  se është dashtë të mendohet edhe për listat e hapura zgjedhore, transmeton Ulqini Online.

Duke folur në programin e mëngjesit të TVMZ, Pepiq tha se URA, e cila ka opcion qytetar, është gjetur mes dy zjarrëve.

“Nga njëra anë, kemi 30 vite të sundimit të një grupacioni i cili praktikisht e ka shkatërruar Malin e Zi dhe, nga ana tjetër, individ të cilët kanë orientim ideologjik i cili pothuaj se është rob i të kaluarës”, ka theksuar Pepiq. Gabimi më i madh i URA-s , siç ka thënë ai, është se nuk ka grumbulluar dhe krijuar një koncept më të fortë qytetarë. Duke folur për propozimin e koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, për Qeverinë e pakicës, Pepiq  “konsideron se ky hap i saj në një farë mënyre ka qen hap i imponuar”.

By admini