Ilustrim

Përfituesit e beneficioneve në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve nga e hëna mund të paraqesin kërkesat për kompensim në qendrat për punë sociale, njoftoi Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Siç shkruan rtcg, nga ky departament i Qeverisë kanë deklaruar se kompensimi parashihet me Ligjin për kompensimin e ish-përfituesvee të kompensimeve në bazë të lindjes së tre ose më shumë fëmijëve, transmeton Ulqini Online.

Nga ministria kanë kumtuar se kërkesa duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

“Ligji ka hyrë në fuqi më 8 janar dhe dita e fundit për paraqitjen e aplikimeve është 9 marsi i këtij viti”, thuhet në njoftim. Nga Ministria theksojnë se të drejtën e kompensimit, në përputhje me këtë ligj, kanë shfrytëzueset e kompensimit mujor në bazë të lindjes së tre e më shumë fëmijëve, të cilave u takonte nga 1 janari i vitit 2016 deri më 30 qershor të vitit 2017, në përputhje me Ligji për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, nëse u është hequr kjo e drejtë. 

By admini