Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, nga pasojat e infektimit me koronavirus kanë vdekur 5  persona ndërsa janë regjistruar edhe 2524 raste të reja të infektimit, është mësuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve me infektimin Covid -19 në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë është 2453 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 7157 pacientëve.

Në Ulqin sot janë regjistruar 55 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus duke e çuar numrin e rasteve aktive në 286 veta.

By admini