Sipas të dhënava paraprake të Entit të statistikave MONSTAT për nëntë muajtë e parë të këtij viti në shumicën e komunave në Mal të Zi numri i të vdekurve është më i madh se ai i të lindurve. Vetëm në Podgoricë, Budva, Rozhajë dhe Tuz numri i të lindurve është më i madh se i të vdekurve, shkruan Ulqini Online.

Situata në qytetin e Ulqinit sipas këtyre statistikave rezulton të jetë në trendin negativ. Në këtë mënyrë, në qytetin tonë në nëntë muajtë e parë të vitit 2021 kanë vdekur 142 veta më shumë se sa kanë lindur.

Situatë me trend negativ rezulton të jetë edhe në Plavë (-20), Guci (-26) kurse shifra pozitive vinë nga Tuzi (+10) dhe Rozhaja (+27).

By admini