Zyrtari i lartëi Lëvizjes URA z. Omer Bajraktari në një shkrim të tij ka shkruar rreth vendimit më të ri të Qeverisë së Malit të Zi ku ndalohen betonizimi i Pyllit të Pishave, njëra nga bukuritë e rralla me veti shëruese të qytetit të Ulqinit.
‘’Edhe një vendin i cili paraqet fitore te qytetarëve të Ulqinit me të cilin ndalohet betonizimi i pyllit të pishave’’, shkruan Bajraktari, transmeton Ulqini Online.

Në të njëjtën kohë ai risjellë në kujtesë edhe partitë që votuan për shitjen e Pyllit të pishave.
‘’Në vitin 2019 me qindra qytetar protestuan kundër shitjes së pronës në pyllin e pishave edhe betonizimit të saj të cilën e votuan të gjitha partitë e pushtetit lokal ( DPS, FORCA, PD, UDSH, SD). Në vitin 2021 ne e ndaluam betonizimin e pyllit të pishave ndërsa me shitjen e pronës dhe rastin gjygjsor K1 do të merren organet tjera kompetente’’, përfundon Bajraktari shkrimin e vet.

By admini