DPS Ulqin

Drejtori i Ujësjellës-it, Arijan Ljamoviq, është kandidati më serioz për të marrë këshillin komunal të DPS-it në qytetin e Ulqinit, kështu  mëson e përditshmja “Vijesti” nga burime të afërta me kryesinë e këshilit  të kësaj partie, transmeton Ulqini Online.

Përveç Lamoviqit, KK DPS të hënën në mbrëmje ka verifikuar edhe kandidaturat e kreut aktual të kësaj partie në këtë qytet Sead Osmanoviqit, kryetarit të komunës Aleksandër Daboviq, profesoreshës në Shkollën e Muzikës Ljiljana Çoviq, drejtorit së Bankës Hipotekarna Doni Llunji, drejtorit të Rivierës së Ulqinit Bojan Gjakonoviq dhe sekretares për veprimtari komunale Pranver Suliq.

Përkundër disponimit në bordin e Ulqinit, fjalën e fundit se kush do ta udhëheqë me Këshillin komunal të këtij qytetit në periudhën e ardhshme, pas dhjetë ditësh, do ta ketë selia e DPS-së në Podgoricë.

By admini