Ulliri-1291-vjeçar-ne-Kruç-ne-pronesi-te-familjes-Hamdi-DragovojaPërgaditur nga Omer Dragovoja

Bashkëpunimi në mes të Ministrisë për ekonomi te Malit te Zi dhe UNIDO-s, e financuar nga Bashksia Europiane, për realizimin e projektit për përcaktimin e vjetërsisë të ullishtave shekullore në Komunën e Ulqinit dhe Tivarit. Matja dhe marrja e mostrave nga trungjet shekullorë është bërë nga ekspertët e Institutit te pylltarise te Univerzitetit të Stambollit nga Turqia.

Eshte realizuar ne kuadër te projektit “Forcimi i konkurences te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme” te zhvillimit te klastereve ne Male te Zi.

Eksperti i UNIDO-s(Organizates se Kombeve te Bashkuar per Zhvillim Industrial) Vedat Kunt prezentoi rezultatet e analizave te 50 mostrave te marruna,duke cekur qe eshte punuar nji kohe e gjate qe prej nentorit te vitit te kaluar ku mostrat e maruna jane përpunuar ne laboratorin e anatomise se drurit te Institutit te pylltarise te Stambollit, ku jane përdorur metodat me bashkohore dentrokronike te analizave ku eshte aplikuar modeli matematikor i përcaktimit te vjetersise me mesataren aritmetike.Eshte përdorur formula e posaçme sepse trungu ne mbrendesi ka qene i kalbur ose ka munguar prandaj jane përdorur paisje me veçori precize.

Prej 50 trungjeve te ullirit te marruna ne ullishtat e Ulqinit dhe Tivarit jane fitu keto rezultate:
– 2 trungje jane me te vjeter se 2000 vjet,
– 6 trungje ne mes 1000-2000 vjet,
– 20 trungje prej 500-1000 vjet,
– ndersa te tjerat nen 500 vjet.

Ulliri-1713-vjecar-ne-Kruç-ne-pronesi-te-familjes-Filip-NilloviqUlliri 1713 vjecar ne Kruç ne pronesi te familjes Filip Nilloviq

Ulliri-1291-vjeçar-ne-Kruç-ne-pronesi-te-familjes-Hamdi-Dragovoja
Ulliri 1291 vjeçar ne Kruç ne pronesi te familjes Hamdi Dragovoja

Kurse prej mostrave te marura nga 25 trungje te ullirit ne ullishtat shekullore te Ulqinit kane arritur keto rezultate: Ne Valdanos eshte gjetur ulliri me vjetersi prej 1.892 vjeçar,ne Kruçë 1.713 vjeçar ne pronesi te familjes F.Niloviq,ne Ulqin-(Bashbylyk) ne pronesi te familjes Buzuku 1.314 vjeçar dhe ne Kruçë 1.291 vjeçar ne pronesi te familjes H.Dragovoja.Kurse ullinjt tjere jane te vjetersise nen 1000 vjeçar.

Rezultatet e analizave jane te dobishme per prodhuesit te vajit te ullirit dhe per oferten turistike, te gjitha trungjet e ullirit jane te fokusuara ne Gugl hart.

Ne ktë prezentim jane dhene pronareve çertifikatat e vjetersise se trungjeve te ullirit.

Keto te dhena mund te jene me rendesi per brendimin e vajit te ullirit dhe prejardhjes gjeografike.

By admini

3 thoughts on “Rezultatet e caktimit të vjetërsisë së trungjeve të ullirit në ullishtat e Ulqinit dhe Tivarit (foto)”
  1. SHUMICA E KETYRE TRUNGJEVE GJINDEN NE VALLDANOS U PLACKITEN DHE NUK U KETHEHEN PRONAREVE SHQIPTARE.

Comments are closed.