Mali i Zi ka mbështetje të madhe nga administrata amerikane për punën e sektorit të sigurisë në operacionet më komplekse, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Ulqini Online.

Ai thotë se Vizita e Escobar është njohje e madhe për Malin e Zi dhe se administrata amerikane i kushton  rëndësi  luftës kundër korrupsionit.

Eskobar e mbylli vizitën e tij treditore në Mal të Zi me takimin që pati me z.kryeministrin  Abazoviq.

By admini