Biografia e nënkryetarëve dhe e sekretarit të përgjithshëm të Forcës së Re Demokratike
Në mbledhjen e Këshillit Qendror të IV-të të Forcës së Re Demokratike mbajtur me 11.11.2021 janë zgjedhur për nënkryetarë Arbin Çapriqi, Gëzim Haxhibeti, dr Ilir Çapuni dhe Sabri Salaj, shkruan në një kumtesrë për opinion Forcës e Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.
Po ashtu, në mbledhjen e Kryesisë për Sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Ardijan Mavriq.
Si më poshtë janë të shënuara biografitë e nënkryetarëve dhe biografia e sekretarit të përgjithshëm të Forcës së Re Demokratike.
Arbin Çapriqi ka lindur më 2 tetor 1986. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Ulqin. Studimet e larta nga viti 2005-2009 i ka ndjekur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Luigj Gurakuqi në drejtimin e administrimit të biznesit, ndërsa ato pasdiplomike nga viti 2009-2011 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e ekonomisë politike.
Gjatë periudhës 2012-2014 ka punuar si këshilltar i pavarur në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit, ndërsa nga viti 2014 punon në sekretariatin për financa dhe buxhet të Komunës së Ulqinit. Që nga viti 2010 është anëtarë i Forcës së Re Demokratike e nga viti 2012 edhe anëtarë i Këshillit qendror të kësaj partie.
Flet gjuhën angleze.
Gëzim Haxhibeti ka lindur më 17 dhjetor 1983. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin. Studimet e larta nga viti 2002-2007 i ka ndjekur në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë. Ka kryer me sukses Universitetin ndërkombëtar veror në Vlorë në Shqipëri (“Demokracia dhe pjesëmarrja”, gusht – nëntor 2008) dhe provimin profesional për punë në organet shtetërore në vitin 2010.
Përfundoi provimin gjyqësor pranë Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi në vitin 2012 dhe provimin e jurisprudencës pranë Shoqatës së Avokatëve në Mal të Zi në të njëjtin vit.
Nga viti 2007-2009 punoi si jurist në kompaninë Sh.p.k. “Cungu &Co”, nga viti 2009-2011 ka punuar si praktikant pranë Gjykatës Themelore në Ulqin. Prej vitit 2011-2016 punon pranë Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë në Komunën e Ulqinit.
Nga viti 2016 punon si avokat i pavarur.
Flet gjuhën angleze.
Dr Ilir Çapuni ka lindur në vitin 1978 në Tivar. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Shkencave në Podgoricë. Doktoroi në shkenca kompjuterike në vitin 2012 në Universitetin prestigjioz të Bostonit.
Në vitin 1998 ishte themelues i gazetës në gjuhën shqipe “Kronika”, ku punoi si drejtues dhe kryeredaktor. Nga viti 2003 deri në vitin 2006 ka punuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Mal të Zi dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në Boston. Prej vitit 2013 punon në Tiranë si profesor i teknologjisë së informacionit. Iliri drejtoi Qendrën për Kërkime të Avancuara Kompjuterike në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Që nga viti 2019, është ligjërues në Universitetin e Malit të Zi.
Ai është një zhytës aktiv dhe instruktor zhytjeje, ku mori pjesë dhe drejtoi disa ekspedita nënujore në të cilat u zbuluan dhe u hulumtuan anije të fundosura me rëndësi të madhe historike. Një prej tyre është luftanija Regina Margherita dhe anija Brindisi.
Nga viti 2017-2021 mbajti funksionin e Drejtorit politik të Forcës së Re Demokratike, kurse nga viti 2018-2020 ishte kryetar i Kuvendit Komunal në Komunën e Ulqinit.
Është këshilltar në Kuvendin Komunal të Komunës së Ulqinit.
Flet gjuhën angleze dhe turke.
Sabri Salaj ka lindur më 13 prill 1984 në Katërkollë – Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka përfunduar në ,,Bedri Elezaga” në Katërkollë, kurse shkollën e mesme në ,,Vëllazërim Bashkim’’ në Ulqin. Gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Universitetin e Tiranës , Fakulteti i Drejtësisë dhe ka marrë titullin ,,Jurist i diplomuar’’. Gjatë viteve 2009-2012 ka vazhduar studimet pasdiplomike në Prishtinë dhe ka marrë titullin ,,Master i Arteve për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci’’ në punimin shkencorë ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çështjes së Ulqinit’’. Ka ndjekur me sukses trajnimin profesional pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në periudhën qershor 2010 dhe qershor 2012 në fushat integrime rajonale, protokoll, diplomaci publike, integrime euroatlantike , BE dhe NATO.
Ka qenë themelues i Shoqërisë Artistike ,,Tradita’’ dhe koordinator i Ansamblit ,,Tradita’’, koordinator i Biznis Klub Anamalit dhe zyrës së përbashkët diasporë – vendlindje (Shoqata shqiptaro-amerikane Ana e Malit – New York dhe Biznis Klub Anamalit) dhe kryetar i ,,Bashkësisë Lokale Katërkollë’’ 2012-2016. Është themelues dhe koordinator i Fondacionit ,,Hajdari Family’’ si dhe anëtarë i shoqatës joqeveritare ,,Ora”.
Punon në Kuvendin e Komunës së Ulqinit si ,,Këshilltar i Pavarur I”. Nga viti 2014 është anëtar i Këshillit qendror dhe këshilltarë i Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.
Flet gjuhën angleze.
Ardijan Mavriq është i lindur më 1981 në Ulqin, ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme. Shkollimin e lartë e vazhdon në Universitetin e Podgoricës dhe të Novi Sadit, ku në vitin 2005 diplomon në Fakultetin Teknik të Informatikës, dhe merr titullin Master i Sistemeve të Informacionit.
Me përfundimin e Universitetit punësohet në Podgoricë, ku për 8 vite merret me zhvillimin dhe implementimin e Sistemeve të informacionit për hotelet më me renome në Mal të Zi.
Në të njëjtën kohë, me kthimin nga universiteti angazhohet në aktivitete kulturore dhe politike, ku në janar të viti 2006 zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të Forcës. Gjatë 6 viteve në postin e kryetarit të Forumit Rinor, përcjell eksperiencën e tij nga organizata studentore ku ishte anëtar, në formë që në komunën e Ulqinit dhe qytetet ku dominon shumica e popullit shqiptarë të organizoje aktivitete kulturore dhe politike për të rinjtë.
Në vitin 2014, merr funksionin e parë politik, ku si përfaqësues i Forcës ushtron detyrën e nënkryetarit të Komunës së Ulqinit, ku përpjekjet primare në punën e tij ishin realizimi i pikave programore të Forcës, si hapjet e reja kufitare në zonat ku jetojnë shqiptarët, por në veçanti pika e re kufitare në Krajë (Skje-Zogaj) dhe ura në lumin Buna (Ulqin-Shëngjin ose ShënKollë-Pulaj), mbrojtja dhe revitalizimi i monumenteve kulturo-historike, anëtarësimi i Kalasë së Ulqinit në UNESCO, etj.
Në vitin 2017 kalon në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, si drejtor gjeneral. Kurse, nga viti 2018 deri 2020 kryen rolin e Këshilltarit të Nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.
Ardijani, është këshilltarë në Kuvendin Komunal të Komunës së Ulqinit.
Flet gjuhën angleze dhe italiane.