Presidenti Biden viziton Portin e Baltimores për të mbrojtur projektligjin e infrastrukturës ndërsa administrata e tij kërkon të rifitojë vrullin

Nga Beqir SINA – New York

Roland Rexha – Një e ardhme e re në Washington, politikani më i ri shqiptar, u takua me presidentin Biden

BALTIMORE DE: Presidenti Joe Biden vizitoi portin e Baltimores të mërkurën dhe mbrojti miratimin e një projektligji infrastrukturor prej 1.2 trilion dollarësh që demokratët shpresojnë se do të lejojë administratën e tij të rifitojë vrullin edhe pse një masë e dytë nënshkrimi mbetet e bllokuar në një Kongres të ndarë.

Biden, në vizitën e tij të dytë në qytetin e tij, ku edhe shpalli fitoren një vitë më parë , e karakterizoi legjislacionin si një akt për punë dhe rimëkëmbje kritike për të ndihmuar kombin të kapërcejë efektet ekonomike të pandemisë.

“Ky është një investim që ndodh një herë në gjeneratë,” tha presidenti, duke folur në një tribun presidenciale të improvizuar të ngritur përgjatë portit në Terminalin Detar Dundalk, ndërsa dielli filloi të perëndonte.

Në sfond dukeshin vinça gjigantë që ngarkonin dhe zbarkonin kontejnerët nga anijet e mallrave në terminalin detar ngjitur në Seagirt. Ndërkohë që Kontejnerët e të gjitha madhësisëve ishin të zbukuruar me ngjyrat e flamurit amerikan, shirita transparente të kuqe, të bardhë dhe blu.

« Një ditë e mrekullueshme për industrinë tonë dhe një ditë akoma më e mirë për të ardhmen e ekonomisë sonë, ky investim në infrastrukturën e vendit tonë do të sjellë më shumë vende pune amerikane dhe do të ndihmojë në zbutjen e disa prej problemeve që kemi parë në mbarë vendin kur bëhet fjalë për zinxhirin tonë të furnizimit. . #meba #unionstrong #proudtobeanamerican » i tha gazetës tonë Roland Rexha, pas takimit me Presidentin Biden duke na dërguar edhe këtë set me fotografi.

Roland Rexha ishte dje mesin e zyrtarve të Partisë Demokrate i cili zyrtarisht ndodhej si një prej punonjësve të zyrës së Partisë Demokrate , në Washington D.C.,

Roland Rexha, është nga Dibra i biri i dy prindërve Haxhi Rexha i larguar nga Dibra katër dekada më parë dhe Nerimine Sina-Rexha, pjestare e një familje e arratisur nga Shqipëria në kohën e diktaturës komuniste.

Rolandi sotë me shkollimin e tij dhe karjerën, duket se është një kandidat potencial Politik për në Partinë Demokrate , ku ai dhe punon në D.C, dhe pse jo ? për të na përfaqësuar ne shqiptarve në nivelet e larta në Washington.

Kush është Roland Rexha ?

  • I lindur në Staten Island – New York
  • Mbaroi Kolegjin/shkollën e teknikës në staten island më 1999
  • Studioi në Akademinë Tregtare të Bizneseve të SHBA-së në vitin 2004
  • Shërbeu si OFICER Ish-toger i marinsave së SHBA-së nga viti 1999-2017
  • Ish inxhinier i marinës në Tragetin (Staten Island Ferry) NYCDOT
    2007 – 2020
  • Inxhinier I asosacionit të marinaeve – MABA prej 2021 deri më sot.
    Ka shumë e shumë arsye që Roland Rexha nesër mund të jet një shqiptar i ri, Asamblist, Këshilltar, zyrtar në Administratën amerikane dhe pse jo një kongresmen apo Senator në Capitol Hill.

By admini