Tivari

Komuna e Tivarit është duke përgatitur thirrje publike për një konkurs që ka të bëjë me zgjidhjen konceptuale arkitektonike të pishinës së mbyllur olimpike me objekte përcjellëse në Tivar, ndërsa vendimin për thirrjen e ka marrë sot kryetari i i kësaj komune, Dushan Raiçeviq. Fondi do të jetë 35 mijë euro, shkruan Ulqini Online.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 nëntor 2021 deri më 25 janar 2022.

Pishina olimpike e mbyllur me ambiente përcjellëse do të ndërtohen në afërsi tëpallatit të sportit “Topolica” dhe në këtë mënyrë do të jetë pjesë e kompleksit sportiv me të cilin qyteti i Tivarit është i njohur dhe tërheqës, veçanërisht për turizmin sportiv.

Komuna e Ulqinit është vetëm 25km nga Tivari dhe ka vite e dekada që nuk bëhet fjalë për ndonjë investim kapital të çfardo lloji. Tivari, sa larg.

By admini