Ditën e hënë më 11.10. 2021 në ora 13 në Ulqin organizohet shetitje protestuese për Shejllën Bakija para bustit të „Nënë Terezës“
Siç bënë të ditur organizatorja e protestës, Hatixhe Nelaj, drejtoreshë ekzekutive e SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, qëllimi i organizimit të protestës, është mbështetja e familjes së 19-vjeçares së vrarë Shejlla Bakija nga Tuzi në kërkimin e drejtësisë.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit të bashkohen në marshin protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për të jetën e humbur të Shejllës , thuhet në thirrjen për protestë.
Protesta është përkrahur nga shumë organizata të sektorit civil si dhe nga Komuna e Ulqinit.