Gjatë vikendit me datë 02 dhe 03.10.2021 në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së i nivelit G1-E1 i organizuar nga Federta e Taekwondo-së së Shqipërisë nën delegimin e federatës botërore. Nivelit G1-E1 ka të bëjë me grumbullimin e pikëve që shërben për rënditje në rang listën botërore. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së u paraqitën mbi 1100 sportist, 120 ekipe nga 40 vende. Ulqini u prezantu me 4 sportiste. Sportistja Sara Kraja arrinë të fitoj katër ndeshje e cila u shpall kampione në kategorinë kadet -55kg dhe me kte fiton medalje të artë.

Nga ekipi i Ulqinit ishin edhe 3 sportiste tjera Arta Ismailaga e cila ishte shumë afër fitores por në round e 4-të ndalet me pikën e artë (golden point). Poashtu Merisa Malokraja dhe Amella Nuti ndonëse patën një paraqitje të mirë, mirpo pa suksesë. Kjo ishte paraqitje e tyre e parë në nivelin G1-E1. Sara Kraja me 4 fitore dhe medalje të artë arrinë ti sigurojë vetes pikë shumë të vleshme të cilat do ti shërbejnë për ngritjen në rang listën Evropiane dhe Botërore.
Turneu tjetër i këtij niveli do të mbahet në Pondgoricë pas dy javëve.

Sportistëve nga Ulqini ju urojmë suksesë në këtë rrugëtim e cila çon drejtë lojërave olimpike, se sa do afrohemi ne, mbetet të shifet në vitet në vijim.

Falenderojmë prindërit për përkrahje maksimale si dhe sponsorët që na lehtësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet të këtij niveli ku vetem pjesmarrja kushton 120euro.

Përgaditi,
Fikret Dushku, prof.

By admini