Prej 1 tetorit 2021 Tirana International Hotel & Conference Centre i ka rihapë dyert për klientët e vet, për turistët e huaj.

            Tirana Internacional Hotel & Conference Centre është “HOTELI DHE QËNDRA E KONFERENCAVE” E VETME, MË E MADHE DHE MË PRESTIGJIOZE NË SHQIPËRI, i pozicionuar në një vend të bukur strategjik e me pamje mbresëlenëse në Sheshin Qëndror të kryeqytetit e metropolit shqiptar- Tiranë (Sheshin “Skënderbej”), me 4 yje, i rinovuar plotësisht në gusht 2015, ju ofron luksin dhe shërbimin e tij më të mirë.

            HOTELI KA 170 DHOMA E SUITAT ME 360 SHTRETËR, ME DHOMA TË NJË STANDARDI TË LARTË (edhe Dhoma Teke Deluxe, Suita Deluxe, Suita Ekzekutive, Dhoma Dyshe Deluxe, Dhoma Teke Standarte, Dhoma Dyshe Standarte) dhe bën të mundur edhe çmimet më ekonomike për grupe të mëdha biznesi apo turistësh, grupe me buxhet të ulët apo individë.

            HOTELI KA 15 SALLA KONFERENCASH MULTIFUNKSIONALE (Theatër Style, School Style, U.Shape, Round Table, Cabaret Style. Coctail) me hapësirë të përgjithshme prej 3.000 m2 e kapacitet deri 2.200 persona, të dizenjuara dhe arreduara me kujdes të veçantë ndaj detajeve, mundësojnë organizimin perfekt të çdo eventi. Sallat: Clasic (250 vende Theater Style, 150 vende School Style, 75 vende U. Shape, 90 Round Table, 150 Cabaret Style, 250 coctail); Akernia (500 vende Theater Style…e Coctail), Balsha (350 vende…), Consortium (200 vende), Abret, Teuta, Onufri, Metropol, Blue Room, V.I.P (50 vende Theater Style), Bogdani, “Gold: Prive, “Silver” Prive, La Pergola, Terrace (…700 vetë për coctail) janë një destinacion perfekt për të mirëpritur takimin, veprimtarinë apo eventin tuaj, nga konferencat deri tek panairet, nga banketet deri tek kongreset, nga festimet e deri te ceremonitë e çdo lloji, me teknologjinë më të avancuar dhe shërbimin cilësor të kateringut. Të gjitha sallat kombinojnë funksionalitetin, stilin dhe teknologjinë më të fundit me sherbimin më të lartë e profesional, me pajisjet audio-vizive, pajisje të teknologjisë së fundit, si ato të përkthimit deri në 8 gjuhë; kabinat e përkthimit të inkorporuara në sallat e mëdha si dhe kabinat e lëvizshme të çertifikuara sipas standardeve evropiane (EN 15038:2006); ndriçim natyral; dalje emergjence; asistencë teknike përgjatë konferencës; internet Wireless ose me kabëll (ethernet); sistem audio; ekran projektimi (1.8mX1.8m/2mX2m/3mX3m/7mX3m); foltore; flip chart; pin board; laser pointer; podium; publikimi elektronik i njoftimeve të aktivitetit; parkim; video projektor tavanorë dhe të lëvizshëm; TV LED 55; Laptop; Mikrofona sistem konference; Mikrofona valor; rregjistrimi audio digital i aktivitetit.

            HOTELI OFRON KUSHTE E MUNDËSIRA PËR NJË DASMË TË PAHARRUESHME, një festë intime në një ambjent magjik, pastaj të përkdhelur në një suitë moderne. Stafi me përvojë kujdeset për detajet më të vogla për të bërë dasmën e ëndrrave tuaja realitet, sepse dasmat përrallore nuk ndodhin papritur, po ato planifikohen, si në Tirana International Hotel, në sallat “Classic” Balcany & Restaurant (150 persona), “La Pergola” Bar & Restaurant (150 persona), Akernia Restorant (250 persona).

            HOTELI KA DISA BAR E RESTORANE TË MIRA si “Classic” Balcony & Restaurant; “La Pergola” Bar & Restaurant, “Akernia” Restaurant, “Lounge” Kafe-Bar, të cilat janë kthyer në vende takimi e pushimi për klientë e turistë të shumtë.

            HOTELI KA QËNDREN SPA (PALESTËR, PISHINË, SAUNA) NJË NGA QËNDRAT MË MODERNE NË SHQIPËRI E RAJON, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh çdo ditë (nga ora 09.00 deri 21.00), që ju falin kënaqësi dhe relaks klientëve pas një dite të gjatë e të ngarkuar të tyre me abonim 1, 3, 6 mujor apo 1 vjeçar; me një llojshmëri masazhesh (Masazhe Relaks, Suedez, Kurativ, Banjo Turke, Trajtim Fytyre, Masazh Relaks & Maskë për fytyrën) ofrohen nga fizioterapistë profesionistë të hotelit.

            HOTELI RRETHOHET NGA DY ANËT E TIJ BALLORE (nga Sheshi “Skënderbej” dhe Muzeu Historik Kombëtar) ME GJELBRIM LULISHTOR E DRUSOR: me mjedis të bukur bar-kafe, për qëndrim çlodhës e soditës.

            HOTELI KA PARKINGUN E TIJ TË SIGURTË (i survejuar me roje e kamera sigurie 24 orë), por ngjitas-përballë, në hyrje të tij, është Parkingu i parë Publik nëntokësor në Shqipëri, Parkingu te Sheshi “Skënderbej”, parking bashkiak i Tiranës (institucioni “Tirana Parking”). Parking me 300 vende parkimi (10 vende për Personat me Aftësi të Kufizuar -PAK; 1 e-charger falas për makinat elektrike, ashensor që të nxjerr në Sheshin “Skënderbej”, etj.), ku i parkojnë makinat e tyre dhe klientë të Hotel International Tirana & Conference Centre.

            Hotel International Tirana & Conference Centre me 4 yje e 15-kate, është në pronësi e menaxhim të plotë të Kompanisë “GECI” Shpk., me Pronar të Vetëm e Drejtor të Përgjithshëm, biznesmenin e mirënjohur Ram GECI. Kompania “GECI”, e themeluar më 1994, me drejtues ligjor z. Ram GECI, është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, me aktivitet kryesor ndërtime infrastrukturore të standarteve të larta si në Rrugën e Kombit; në Tiranë (Unaza e re e Qendres dhe Unaza e Vjetër etj.); në Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër, Tropojë, Dibër, Lezhë, Fushë-Krujë etj. dhe me traditë të mirë në hoteleri-turizëm, nga aksioner në pronar i vetëm në Hotel International Tirana & Conference Centre, një nga hotelet më të mira në Rajonin Ballkanik Shqiptar.

By admini