Edhe pse Bibla dhe Kurani e ndalojnë dhunën ndaj femrës ( gruas) dhe atë e ngritin në nivel më të lart se mashkullin ende shqiptarët vazhdojnë të mos i binden urdhrit të këtyre librave të shenjtë të fesë. Vrasja e vajzës 19 – vjeçare Shejlla Bakija, para shtëpisë së saj në Tuz nga i dyshuari Ilir Gjokaj, është një ngjarje e rëndë e cila trishtoi thellë Malësinë. Ky ekzekutim është vepër mizore, e pashpirt, e egërsishme, e përgjakshme, kërdi. Një krim i përbindshëm. Dhe nuk ka më përbindësh se injoranca.
Duke dëshiruar të vë në pah ndryshimet midis dy gjinive dhe shkaqet që çojnë në vrasje po i referohem shprehjes popullore: “Kur lindin vajzat qajnë trarët e shtëpisë”. /Gjekë Gjonaj/