Punonjësit e sigurisë parandaluan në Kriporen e Ulqinit gjuetinë e paligjshme dhe kapën dy gjuetarë e paligjshëm gjatë kontrollit të rregullt të hapësirës, kështu njoftohet nga Parqet Nacionale të Malit të Zi (NPCG).
Nga kjo ndërmarrje mësohet, siç shkruan vijesti, se në orët e para të mëngjesit të së dielës, u gjetën personat që kishin dy pushkë gjuetie të mbushura me municion gjuetie, shkruan Ulqini Online.
Siç deklaruan ata, gjuetarët u ndaluan dhe janë procesuar në ambientet e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, kurse ndaj njërit që gjuajti nga një pushkë gjuetie u ngrit kallëzim penal.