Nga dita e premte deri në fund të muajit në të gjithë pikat kufitare të Malit të Zi do të ketë kontrolla të rrepta që kanë të bëjnë me evidentimin e qëndrimit të mysafirëve, kështu mësohet në një kumtesë për opinion të Organizatës turistike të Ulqinit.
Për këtë arsye bëjmë apel tek të gjithë qiradhënësit në Ulqin që të bëjnë regjistrimin e mysafirëve që qëndrojnë tek ato në mënyrë që ti shmangemi mundësive që turistët dhe ato personalisht të kenë pakënaqësi.
Kjo së pari vlen dhe është e domosdoshme për shkak të situatës epidemiologjike të cilës të gjithë duhet ti përshtatemi në mënyrë që në shtator të kemi një post sezon të suksesshme, përfundojnë nga OT e Ulqinit.