Distria Krasniqi ka ngritur emrin e saj dhe të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv. Ajo të shtunën ka fituar medalje të artë olimpike. E arta olimpike është suksesi më i madh i mundshëm në sport.

Përveç mediave shqiptare nga të gjitha trevat, një pasqyrim me fjalët më të mira për Distria Krasniqi të Kosovës ka bë edhe e përditshmja më e njohur malazeze Vijesti.

‘’Luftëtarja’’ nga Peja (‘’Ratnica’’ iz Peći), ky është titulli i madh  i të përditshmes Vijesti për suksesin e madhe të sportistës nga Kosova, shkruan Ulqini Online.

”Medaljen e artë të parë për Europën e ka fituar sportisja nga Peja, Distria Krasniqi”, është njëri nga paragrafët e përzgjedhur nga kjo e përditshme.

Ky lajm më entuziazëm është pritur në Kosovë, ku nga ora 20 Komiteti olimpil i Kosovës dhe qeverisja lokale e Prishtinën kanë organizuar një festë në Sheshin ”Zahir Pajaziti.

By admini