Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq ka dalur kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publike të Malit të Zi rreth masave më të reja në luftën kundër Covid-10.
‘’Jam pranë dhe plotësisht i mbështes hotelierët, pronarët e diskotekave, klubeve, bareve dhe të gjithë të tjerët të cilëve është vënë në pikëpyetje mbijetesa për shkak të masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publike të Malit të Zi’’, shkruan Daboviq, transmeton Ulqini Online.
Mbyllja e përkohshme e këtyre bizneseve për 7 ditë, në mes të pikut të sezonit, sipas kryetarit Daboviq është një vendim i gabuar dhe i menduar në mënyrë të pamjaftueshme, sidomos për komunën e Ulqinit në të cilën pothuajse nuk ka njerëz të infektuar.
‘’Komuna e Ulqinit nuk mund të bëhet dëm kolateral i politikave të paarsyeshme të autoriteteve shëndetësore!’’, shkruan Daboviq.
Kryetari i Komunës së Ulqinir Aleksandër Daboviq kërkon që urgjentisht të mundësohet puna e papenguar në mënyrë që të parandalohen humbjet e mëdha financiare. Masat preventive duhen të aplikohen menjëherë, e jo të pritet deri më 2 gusht, sepse jemi në pikun e sezonin dhe çdo ditë është e rëndësishme.
Në fund Daboviq i bënë thirrje qytetarëve dhe turistëve që kalojnë pushimet në qytetin tonë që të respektojnë masat e përcaktuara për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distances, dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë bërë ende, në veçanti të rinjtë, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke mbrojtur kështu veten dhe të tjerët.