”Vendimi historik i Këshillit të Privatizimit:KRIPORJA është pronë e shtetit !!!
Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për burimet tona natyrore për vite me radhë!”, më këto fjalë e përshkruan Lëvizja URA në rrjetët sociale vendimin e Këshillit të privatizimit që Kriporja e Ulqinit të jetë pronë e shtetit, transmeton Ulqini Online.

Nga ana tjetër, si vendim historik për Kryporen e Ulqinit e ka cilësuar edhe zyrtari i lartë i Lëvizjes URA, z. Omer Bajraktari.
Pas kthimit të Valdanosit, miratohet edhe një vendim i rëndësishëm dhe strategjik për Komunën e Ulqinit, qytetarët e saj si dhe shtetin e Malit të Zi. Ky vendim paraqet kushtin kryesor si dhe hapin e parë e të nevojshëm për revitalizimin dhe vurjen e 15.000.000m2 tokë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe turistik të Ulqinit. Poashtu ky ishte edhe kushti kryesor i Bashkimit Europian që të ndihmojë revitalizimin e Krypores, e që pa mjetetet dhe ekspertizën e tyre ky proces do të ishte shumë i vështirë, shkruan Bajraktari.

By admini