Vendimi i Këshillit për Privatizim të Malit të Zi i datës 21.07.2021 që prona e Kripores së Ulqinit të regjistrohet si tokë shtetërore është vetëm gjysma e një lajmi të mirë e të mirëpritur, sepse këtë pronë nuk e ka paguar dhe marrë Qeveria e Malit të Zi, por Komuna e Ulqinit sipas vendimit nr. 05-1657/2 e datës 9.05.1965, kështu deklaron zyrtari i lartë i Forcës dhe ish kryetari i Kuvendit të Ulqinit dr. Ilir Çapuni, transmeton Ulqini Online.

 
Sipas Çapunit, Kriporja NUK DUHET të jetë pronë e Qeverisë së Malit, por pronë e Komunës së Ulqinit — me vendimet e së cilës është marrë nga pronarët dhe e cila së bashku me këtë organizatë shoqërore i ka dëmshpërblyer pronarët.

 
”Qeveria deri më tani ka treguar kapacitetin e plotë vetëm për ta shkatërruar Kriporen dhe pronën e saj dhe tani i takon asaj që t’ia kthejë këtë pronë Komunës së Ulqinit.
Deri më tani nuk ka ditur të gjejë hajdutët e makinës për paketim, hajdutët e pompave, hajdutët e eskavatorit të Euronatur…, por shyqyr që ka ditur për ta respektuar planin hapsinor i cili me amandamentin e deputetit Genc Nimanbegu nuk është bërë tokë ndërtimore, vazhdon Çapuni.

Në fund Çapuni  e fton Qeverinë e Malit të Zi, që në bazë të Ligjit për Pronën Shtetërore t’ia kthejë Komunës së Ulqinit 14 524 051 metrat katrorë të kësaj prone në disponim. 

Z. Çapuni kumtesës së tij për opinion i’a bashkangjit një dokument – kontratë të cilin mund të shikoni më poshtë.

By admini