”Sot, vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ulqinit, është shtyrë përsëri. Kjo është shtyrja e 3-të me rradhë e mbledhjes e cila ka filluar më 2 qershor”, kështu fillon kumtesen për opinion Forca e re Demokratike rreth shtyrjes së sërishme të mbledhje së Kuvendit komunal të Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Ditën e enjte kjo mbledhja u shthy për ditën e sodit nga udhëheqësi i saj duke parë mungesen ne mbledhje te kryetarit të komunës por edhe sekretarëve përkatës. Çka është duke ndodhur me Kuvendin e Ulqinit i cili nuk po mund të sjell vendime dhe shtyrje përpara të shumë çështjeve të rëndësishme.
Një çështje për të cilin do duhej të deklaroheshin këshilltarët dhe që është mjaft e ndjeshme është edhe legalizimi i dhënies në shfrytëzim të hapësirave të Qendrës Sirena nga Qendra për Kulturë.