Sipas të dhënave zyrtare që vine nga Organizata turistike e Ulqinit mësohet se këto ditë në Ulqin janë duke pushuar gjithsej 23564 veta. Duke pare tollovitë në qytet duhet shtuar se numri real i mysafirëve duhet të jetë shumë më i lartë, shkruan Ulqini Online.
Nga ky numër, pjesa më e madhe e mysafirëve janë të sitemuar në sektorin privat, 17641 veta, kurse pjesa tjetër është e vendosur në hotele, pushimore apo edhe kampe.
Këto të dhëna i përkasin intervalit kohor nga data 09 korrik deri me 16 korrik 2021.